Lartësohen shkronjat e arta të UÇK-së në Han të Elezit

Reçaku është ndër plagët më të mëdha të luftës së Kosovës, ku armiku serb masakroi 45 civilë shqiptarë në mënyrë ç’njerëzore. Pas 23 vitesh nga masakra, Reçaku lartësoi shkronjat e arta të UÇK-së në malin ku i gjithë Reçaku ndriçohet sapo bie nata e errët, si ngushëllim për popullin që humbën më të dashurit e tyre.

Shkronjat e ngritura në Reçak ishin frymëzim për Metali Bardhi, Nesim Curri, Xhemile Curri dhe Liridona Ballazhi, që të formonin grupin e organizatorëve prej 4 personave, që ia vunë vetes synim që këto shkronja të arta të UÇK-së të lartësohen në Han të Elezit, qytet ky i cili është edhe porta hyrëse e Kosovës për çdo kalimtarë/e që futet nga Maqedonia e Veriut, dhe si një vend i tillë strategjik, organizatorët dhe vetëfinancuesit vendosën që këto shkronja të vendosen përballë qytetit, e cila përveç që jep mesazhin se Hani i Elezit ka zot shtëpie me historik të gjatë të rrugës çlirimtare, e poashtu, në këto kohë të vështira për Kosovën, këto shkronja do të ishin sikur roje nga qielli për popullin që poshtë punon e vepron.

Ky projekt vetëfinancues nga katër organizatorët, u përkrah fuqishëm nga Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi, i cili iu siguroi të gjitha kërkesat e grupit organizativ të shkronjave, duke filluar nga lëshimi në shfrytëzim i pronës, e deri te përkrahja e vazhdueshme morale, i cili ishte zv.Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e poashtu dekada të tjera të veprimtarisë “Ilegale” të kohës së Ish-Jugosllavisë, duke qenë pjesë e demostratave, e organizatave të ndryshme, e poashtu edhe ish-i burgosur politik.

Vlenë të cekët se shpalosja e këtyre 3 shkronjave të arta të “Ushtris Çlirimtare të Kosovës”,u bë në 15-Vjetorin e shpalljes së Pavarësis së Kosovës.

Këto shkronja duhet të ndriçohen në çdo qytet të Kosovës, sepse nën emblemën e saj erdhi liria e Kosovës./ kosova.info

Go to TOP