Haliti: Asociacioni i hap rrugë Kosovës, eksponentë të LVV-së po I ngatërrojnë gjërat me qëllim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti thotë se plani franko-gjerman është i domosdoshëm të pranohet nga Kosova dhe Serbia.
Haliti nuk e sheh këtë plan të favorshëm për asnjërin shtet, por siç thotë ai është rrugë e rëndësishme për hapjen e perspektivës të europianizimit të dy popujve.
“Plani franko-gjerman nuk është i favorshëm as për Kosovën as për Serbinë, por është domosdoshmëri e kohës dhe procesit të negociatave”, tha Haliti.
Haliti thotë se çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është problematike, teksa kritikoi edhe disa nga eksponentët e partisë në pushtet, që sipas tij janë duke i ngatërruar gjërat.
“Sa i përket asociacionit, që është mjaft problematik, por kam përshtypje që mediat dhe disa eksponent të VV dhe disa patriot të vetëshpallur po i ngatërrojnë gjërat me qëllim dhe për llogari pa barazim”, thotë Haliti.Sipas Halitit, formimi i Asociacionit i hap rrugë Kosovës për integrim në NATO, Bë, OKB dhe OSBE dhe sipas tij, BE dhe SHBA do jenë garantuese që Asociacioni s’do ketë kopetenca ekzekutive.
“Asociacioni i hapë rrugë Kosovës me u integru në institucione ndërkombëtare që nga NATO, BE, OKB, OSBE etj, ndërsa Serbëve ju mundëson daljen nga kthetrat pengmbajtëse të shovenizmit serbomadh dhe çlirimin nga tutela e Serbisë. Ata do jenë qytetarë të respektuar të Kosovës, por me të drejtë që disa çështje që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm ti kenë të mundëshme. Ndërse BE dhe SHBA do jenë garantuese që Asociacioni s’do ketë kopetenca ekzekutive”, tha Haliti.
