Nga sot rruga “A” zyrtarisht merr emrin “Jim Xhema”
Nga sot, rruga “A” në kryeqytet do të quhet “Jim Xhema”.
Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kryeqyteti përjetësoi veprimtarinë e jashtëzakonshme të zotit Jim Xhema, duke ia vënë emrin e tij rrugës.
Rama tutje lartësoi figurën e Xhemës duke shtuar se “vepra e tij jetësore dhe shërbimi vetëmohues ndaj popullit tonë, është mesazh për t’ua përcjellë brezave”.
