Lirohet nga aktakuza komandanti i stacionit policorë në Gjakovë

Avokati Tomë Gashi ka treguar se është liruar nga aktakuza pas katër vitesh Kristë Gjokaj, komandat i stacionit policorë në Gjakovë.

Gashi përmes një postimi në Facebook thotë se, ai kishte shkuar që të ju ndihmojë kolegëve në Stacionin e Policisë në Gjakovë pasi ishin nën zjarrin e armëve të grabitësve të lokaleve në Gjakove e rrethinë.

Postimi i plotë:

4 vjet ne “lufte” per drejtesi !

4 vjet ne mbrojtje te komandantit te Policis Kristë Gjokaj

Komandant Kristë Gjokaj me ne fund u lirua nga Aktakuza e ngritur para 4 vjeteve per “ mekatin “ te tije te vetem se ne oret e hershme te mengesit me  14 nentore 2018 ne ora 2 , edhe pse per te ishte dite pushimi shkoi per te ju ndihmuar kolegeve te tij te Stacionit te Policise ne Gjakove te cilet ishen nen zjarrin e armeve te grabitesve te lokaleve ne Gjakove e rrethine.

Polic si Komandant Krista i nevoiten Kosoves ne lufte me kriminelet dhe ne mbrojtje te qytetareve te Republikes .

Prokuroria hoqi dore nga Aktakuza e padrejte per ngjarjen e njete edhe ndaj rreshterit Gezim Biblekaj.

Go to TOP