Parashikimi i yjeve deri në datën 16 janar, Meri Shehu tregon cilat shenja duhet të bëjnë kujdes

Astrologia Meri Shehu ka nxjerrë parashikimin astrologjik javor per datat nga 10 janar deri ne datën 16 Janar 2023.

Dashi – 3 yje
Hëna e plotë në Gaforre, familja dhe bizneset familjare marrin rëndësi të mirë për Dashët. Jupiteri në Dash i ka ngritur kërkesat, i ka bërë më nivelozë, më të mirë, më të këndshëm. Kujdes në datën 14 sepse çfarë kanë fituar mund ta humbin, mund t’iu shkasë këmba në ndonjë gropë e ajo mund të jetë humnerë.

Demi – 4 yje
I mbajta me hatër sepse më kanë sharë shumë gjatë vitit sepse i kam bërë me pikë të pakta. Kanë pasur problematika, nuk e kam fajin unë, kështu kanë thënë yjet, unë vetëm i lexoj. Demët janë shumë mirë këtë periudhë, familja, lajme të mira, vetëm kujdes në datën 14 se diçka humbasin në jetën personale e ekonomike dhe jua gjejnë të tjerët.

Binjakët – 3 yje
Ikën Marsi i kundërt nga shenja e tyre, vazhdon në shenjën e tyre por ka 4 muaj i kundërt. Tani që çlirohet nga kundërshtimi, shumë Binjakë do vënë përpara projektet dhe planet e tyre në jetën personale, punë të ndryshme, kështu që të fillojnë të merren me ekonominë.

Gaforrja – 5 yje
Hëna e plotë në shenjën e tyre i ka bërë të dashura, kanë rënë në sy, mund të bëjnë projekte e biznese. Jupiteri në Dash u jep mundësinë e karrierës. Mërkuri i kundërt në Bricjap përballë shenjës së tyre është ngatërrestar dhe ka ngatërruar shumë njerëz në këtë periudhë, çfarë s’ka nxjerrë e çfarë nuk do nxjerrë akoma. Gaforret kanë shansin të jenë në një plejadë të mirë fati.

Luani – 2 yje
Sot kanë një ditë shumë të bukur, le ta shfrytëzojnë deri nesër në mesditë sepse Afërdita përballë shenjës së tyre në Ujor bën një kompromis të mirë me Marsin në Binjak dhe u sjell Luanëve një marrëveshje të mirë. Në të kundërt kanë shumë planete kundër, kanë Afërditën kundër kështu që në jetën erotike mos të pretendojnë asgjë dhe në marrëveshjet ekonomike është një javë me problematika të mëdha.

Virgjëresha – 3 yje
Shpëtojnë nga kundërshtimi i Marsit të kundërt në Binjak në çështje që kanë të bëjnë me shtetin, me ligjin, me kontrata. Nuk duhet të nënshkruajnë kontrata akoma, por çlirohen nga pengesa e rrëmuja që nuk kishin në dorë. Nuk mund të shkruajnë kontrata deri në datën 18 që ikën Mërkuri i kundërt, planeti i tyre nga Bricjapi.

Peshorja – 4 yje
Do bëjnë një martesë, fejesë të madhe, do shohin që ta reklamojnë jetën e tyre personale tani ose deri në Maj që mund të vendosin për diçka të madhe, bashkëpunime të rëndëishme, për të bërë një jetë më të larmishme, për të pasur kundërshtarë e aleatë cilësorë. Peshoret do marrin revansh të mirë gjatë kësaj jave. Sot një ditë e bukur për Peshoret, shumë e bukur në dashuri.

Akrepi – 5 yje
Këtë javë çlirohen nga disa detyrime personale ose mëdyshje. Fillojnë avantazhet të marrin përpara në jetën e tyre, ecin, çlirohen nga detyrimet që mund të kenë pasur. Hëna e plotë në Gaforre i ka ëmbëlsuar dhe kjo ndodh edhe me kontaktet e njerëzit që kanë jashtë, familjarizohen më shumë. Interesi i tyre është jashtë këtij vit dhe disa gjëra do ecin mirë me punët.

Shigjetari – 5 yje
Është një yll që i ndihmon gjithmonë Shigjetarët, por kjo është javë përsëri e fatit. Në dashuri kujdes në datën 14 sepse iu shket këmba, thonë gjëra të pakuptimta. Do kenë një problem lidhur me punën e ekonominë.

Bricjapi – 2 yje
Mërkuri vazhdon I kundërt në shenjën e tyre, janë ngatërruar, keqkuptuar, janë bërë pjesë e një komploti ose fushëpamjeje jo të qartë ndaj ngatërresat do vazhdojnë akoma. Një çështje shtëpie ecën, një pronë, blerje, fejesë, martesë, bashkëjetesë q ëvihet në funksionim dhe sot është një ditë e mirë për këtë dhe punën.

Ujori – 3 yje
Marrin pozitivitet sepse Jupiteri në Dash iu jep mundësi të mira komunikimi, informacion dhe ata janë mjeshtër të tij për ta përdorur. Afërdita në shenjën e tyre iu sjell njohje shumë të rëndësishme, dashuri, sot e nesër rikthehet dikush nga e kaluara që iu gëzon jetën e tyre erotike ose një projekt shumë të rëndësishëm personal.

Peshqit – 4 yje
Do kenë një avantazh në çështjet ekonomike, do rikthehen te miqtë e vjetër dhe do ndihen më të sigurt. Ikën Marsi i kundërt nga Binjakët që ka të bëjë me karrierën e tyre që ishte penguar. Pas datës 14 do shohin një përparim më të mirë lidhur me karrierën e punën. Kujdes deri në datën 14 sepse ekzistojnë hendeqet dhe gropat.

Go to TOP