‘Wednesday’- Seriali i bujshëm i Netflix i jep Rumanisë një shtysë në turizmin televiziv

Makabër, emocionues dhe i zymtë. – Seriali i bujshëm i Netflix, “Wednesday” ishte një nga arritjet më të mëdha të këtij transmetuesi në vitin 2022, duke tërhequr miliona shikues që nga publikimi i tij nëntorin e kaluar. Deri më sot, i ka tejkaluar 1.2 miliardë.

Ndjekësit do të jenë të kënaqur të dëgjojnë se shfaqja është gati për një sezon të dytë dhe se tani është e mundur të vizitojë qytetin fantazmë të Jericho-s dhe Akademinë Nevermore –  skenat e filmuara në studiot “Buftea” në Rumani, ca më tutje Bukureshtit.

Flavian Dobre ka punuar në produksion dhe tani organizon turne me guidë nëpër studio.

“Ishte një produksion i fuqishëm, që mori më shumë se tetë muaj për t’u filmuar dhe përfshiu njerëz të mrekullueshëm: njerëz që janë ringjallur, që i dhanë përparësi kinemasë rumune dhe bënë që gjithçka të ndodhte këtu në studiot “Buftea”, një vend që ka një emocion shumë të fortë, ngarkesa kinematografike dhe kulturore”.

Shumë mjedise natyrore rumune u përdorën për serialin, dhe për turizmin rumun, është një ndihmë të shfaqurit e  këtyre vendeve. Një operator turistik kohët e fundit vlerësoi një rritje prej 55% në zënien e hoteleve rreth Bukureshtit, për shkak të fluksit të turistëve rumunë, evropianë dhe joevropianë pasi episodet filluan të transmetoheshin në Netflix.

Sjellja e ‘Thing’ në jetë

Shumë teknikë, ekstra dhe aktorë morën pjesë në produksion, veçanërisht për rolin e “Thing”, një dorë pa trup, pas së cilës fshihet një magjistar rumun: Victor Dorobantu u bë aktori.

“Është debutimi im në aktrim”, thotë Dorobantu. “Nuk di çfarë të them, isha i shokuar dhe jam akoma, pasi tani pas daljes së serialit, në media dhe televizione në mbarë botën u bë një shpërthim se si u krijua ky personazh. Me sa kuptova, statistikisht, ishte kurioziteti më i madh për këtë serial”, shton ai.

Ndjekësve të serialit do të duhet të presin edhe pak që sezoni 2 të përfundojë, por të paktën suksesi i sezonit të parë po u jep entuziastëve të udhëtimeve një arsye tjetër për të vizituar Rumaninë dhe për të zbuluar hijeshitë e saj. Gotike ose ndryshe.

Go to TOP