Mbyllet lokali “Kobra City”, në të cilin mbet i vrarë një person dhe një tjetër i plagosur
Lokali i natës “Kobra City” në Prizren, ku mëngjesin e sotëm nisi një përleshje e cila përfundoi me një të vdekur e një të plagosur, është mbyllur nga Drejtoria e Inspektoratit.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha është kryer bastisje në lokalin ku ka nisur përleshja dhe në shtëpinë e pronarit Dibran Hoxha.
Në vendngjarje Bytyqi konfirmoi se janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.
“Është kryer bastisja e lokalit si dhe shtëpisë së të dyshuarit. Në vendngjarje anë gjetur së paku tri gëzhoja dhe lokali i demoluar. Aktualisht po vazhdon intervistimi i të dyshuarit dhe personave të tjerë, dëshmitarë okularë si dhe pjesëtarë të stafit të lokalit”, u shpreh ai.
Tutje, bëri të ditur se janë duke u analizuar provat dhe dyshimet janë që vrasja ka ndodhur jashtë lokalit.
Mdryshe, lajmi për rastin fillimisht është bërë i ditur nga Policia e Shtetit në Shqipëri. Në njoftimin për media u bë e ditur se viktima që përfundoi me fatalitet është 31-vjeçari me iniacialet V. C., ndërsa i plagosuri është R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi.
“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës”.
“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhej në njoftim.
