Artisti me origjinë nga Kumanova zbulon projektet dhe planet për 2023
Edhe pse kanë kaluar vetëm dy vite që kur hyri fuqishëm në skenë, Bardhi është kthyer në një nga yjet e estradës shqiptare.
Artisti me origjinë nga Kumanova përgjatë kësaj kohe ka mahnitur me projektet që ka sjell, performancat live e mes tjerash edhe me vokalin e veçantë.
Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) edhe në vitin 2022 ka qenë mjaft i angazhuar me projekte dhe bashkëpunime, ndonëse nuk ka lënë anash as mbrëmjet e koncertet.
Duke qenë një artist shumë i kërkuar në tregun muzikor, ai tanimë ka fituar zemrat e gjithë publikut anembanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm.
Në një intervistë, Bardhi ka shpalosur detajet e vitit 2022, të pathënat e gjithashtu dhe planet për këtë vit.
Kosova.info: Vitin që lamë pas ke sjell një sërë këngësh e bashkëpunimesh, cilën nga këto e vlerëson më shumë?
Bardhi: “Kënga ‘Betohemi’ që nga dita e parë është vlerësuar shumë. Por, mund të them që kënga me Elvana Gjatën dhe DJ GIMI-O ka qenë ndoshta dhe një mrekulli për mua”.

