16 shtëpi në Klinë, pa rrymë tash e tre vjet, KEDS-i fajëson donatorin
Dritat e qiririt dhe të fishekzjarrëve do të jenë dritat e vetme që do t’i shohin në ndërrimin e motmoteve banorët e 16 shtëpive në fshatin Dresnik të Klinës.
Që kur ata kanë hyrë në këto shtëpi të cilat janë ndërtuar me bamirësi, nuk kanë pasur asnjëherë energji elektrike.
Njëri nga banorët e kësaj lagjeje është edhe Miftar Fejzullahu, i cili detyrohet që netët t’i kalojë nën dritën e telefonit. Këtë situatë e përjeton që nga viti 2019 kur edhe i mori çelësat e shtëpisë nga donatorët.
Si zgjedhje ai thotë se ka parë gjeneratorin, por i cili është i pa përballueshme për kushtet e tij financiare.
Sikurse Zejnullahu edhe banorët e tjerë janë ankuar në komunën e Klinës dhe në KEDS, por asnjëra palë nuk u gjeti zgjidhje për hallin e tyre.
Krejt çka ka në duar Zejnullahu është që ta lëshojë tokën e tij për vendosjen e trafos, por as ai e as banorët e tjerë nuk kanë mjete për ta blerë atë.
Për ta blerë trafon e tyre banorëve u nevojiten 32 mijë euro, para të cilat këta nuk kanë ku ti gjejnë pasi që të gjithë varen nga sociali.
Këtë banorë provuan një zgjidhje dytësore për të furnizuar shtëpitë e tyre me rrymë, por pa fat.
Fakti se shtëpitë e tyre janë afër trafos se një lagje tjetër, u shkoj ndërmend banoreve të kësaj lagjeje që ta blinin një kabllon e cila do të mundësonte furnizimin e energjisë nga trafoja e komshinjve. Por KEDS-i ua hoq nga prizma.
Zejnullahu tregon se edhe këtë vit të ri do e pret në errësirë sikurse tash e 3 vjet
Hallin e njëjtë me Zejnullahun e ka edhe Blerim Zogaj.
Ani pse këtij i është ndërtuar dhe mobiluar shtëpia, ai po vazhdon të jetojë me qira për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Zogajt i duhet të udhëtoj çdo ditë rreth 2 kilometra që të i bëjë roje shtëpisë së tij të ndërtuar para 6 muajsh.
Zogaj për KIKS-Kosovën tregon se ka marrë një përgjigje nga KEDS ku ju kërkohet ta përgatisin një projekt elektrik.
KIKS Kosova ka provuar që ta marrë qëndrimin e komunës dhe të KEDS por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
