Nuk i ndal kërcënimet ministri serb: Ushtria jonë është e gatshme, shpresoj që askush të mos na testojë
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka vazhduar me gjuhën e militarizuar ndaj Kosovës.
Ai ka përsëritur sërish, për të disatën herë javën e fundit se ushtria serbe është “e gatshme, dhe e vendosur për të mbrojtur vendin e saj”.
Vuçeviq ka thënë se shpreson që kjo gatishmëri të mos testohet.
“Nuk ka eufori, nuk ka këngë kafeneshë, përqendrim të plotë. Në sytë e tyre shihet guximi dhe vendosmëria për të mbrojtur popullin tonë. Shpresoj që askush të mos na testojë nëse kjo është e vërtetë”, tha Vuçeviq sot për mediat serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar Ushtrinë e Serbisë dhe Policinë që të jenë në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake.
