Sonte ajri në Prishtinë është jashtëzakonisht i ndotur
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se ndotja e ajrit sonte në Prishtinë është e lartë.
IKSHPK-ja ka theksuar se sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ajri në Prishtinë sonte është jashtëzakonisht i ndotur.
Të njëjtit po ashtu kanë dhënë disa rekomandime siç është reduktimi i daljeve në qytet, qëndrimi në shtëpi dhe moshapja e dritareve për ajrosje e ndër të tjerash të reduktohet edhe pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve.
