Hoti thot se nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të kaluara
Ish-kryeministri i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e tanishme e Lëvizjes Vetëvendosje është duke u promovuar me projekte të partive të kaluara që kanë qenë në pushtet.
“Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë”.
“Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.
