Policia jep detaje për aksidentin mes dy veturave në hyrje të Prizrenit, një person dërgohet në spital

Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në hyrje të Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri”.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën”, tha Bytyqi.

Go to TOP