Oficerët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, Mehaj: Janë ambasadorët dinjitoz të identitetit shtetëror e ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur i lumtur për diplomimin e oficerëve të FSK-së, Agon Berisha dhe Uran Jahiri në Gjermani.

Përveç tyre edhe oficeri Art Sahiti ka kryer me sukses kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në gradën “Kapiten”.
“Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë!”, shkroi Mehaj.

Go to TOP