Platforma Empirika dënon ashpër veprimet e policisë serbe gjatë ndalimit njëditor të Rada Trajkoviq
17 dhjetor 2022
Organizatat joqeveritare të mbledhura rreth platformës Empirika dënojnë ashpër veprimet e policisë serbe gjatë ndalimit gjithëditor të zonjës Rada Trajkoviq, thuhet në komunikatë nga kjo platformë. Ndryshe, platforma e avokimit Empirika përbëhet nga mediave dhe OJQ-ve nga radhët e komunitetit serb në Kosovë, transmeton Kosova.info.
Gjegjësisht, policia serbe të premten e ka ndaluar zj. Trajkoviq në vendkalimin e integruar të Merdarë për disa orë gjatë hyrjes në Kosovë dhe gati 24 orë kur mbas kthehej nga Kosova, në të njëjtën ditë.
Kjo procedurë e policisë përfundoi me ndërhyrjen e ndihmës emergjente mjekësore, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Trajkoviq.
Është e papranueshme që, pa asnjë bazë ligjore, qytetarët e Serbisë të pengohen të lëvizin dhe të rrezikohet shëndeti i tyre, gjë që tregon një nivel jashtëzakonisht të ulët të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Serbisë.
Nënshkruesit e njoftimit:
Aktiv
Goraždevac Media Group
Emeg
Humani centar Mitrovica
Medija centar Čaglavica
RTV KIM
RTV Mir
