Hapet konkursi për rekrutimin e 612 ushtarëve aktivë dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes sot shpallë të hapur konkursin për rekrutimin e 612 ushtarëve aktivë  dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat se mundësia e konkurrimit është për të gjithë të interesuarit për aplikim nga mosha 18 – 25 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës. Konkursi është i hapur prej 15.12.2022 deri më 15.01.2023. 

Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve  ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve. Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacione të të gjithëve me inkurajim të vajzave e grave dhe të gjithë të rinjve e të rejave pa dallim nga përkatësia e tyre etnike. /Kosova.info/

Go to TOP