Vuçiqi përlotet: 99 për qind e njësitit “Kobra” duan të shkojnë në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vijuar me veprime dramatike në periudhën kur veriu është përfshirë nga tensionet.
Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka qajtur në një konferencë për media, pasi ka njoftuar se 99 për qind e anëtarëve të njësitit “Kobra” kanë kërkuar të shkojnë në Kosovë. Njësiti “Kobra” hyn në kuadër të policisë ushtarake në Serbi. Ai ka ripërsëritur deklaratën e tij se Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të patrullojë në veri, ndonëse nuk ka ndonjë marrëveshje ndërkombëtare për këtë.he ka përgjegjësi për mbrojtje të afërt, operacione speciale dhe kundër-terroriste.
