Dyshohet se kreu vepër terroriste, i caktohet masë paraburgimi të dyshuarit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit D.P. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kryerja e veprës terroriste.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.P. e ka aprovuar si të bazuar.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
