Xhaferi: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi deri në finale

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se do të vazhdojnë marrëdhëniet bilaterale konstruktive dhe intensive me Kosovën, me bashkëpunim në sfera të shumta me interes të ndërsjellë.

Këto komente i pari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i bëri pas takimit me homologun e tij nga Kosova, Glauk Konjufca.

Xhaferi tha se mbështesin nismën për mbajtjen e seancës së dytë ndërqeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

“E informova se në Kuvend është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm ndërsa në procedurë parlamentare janë ligji për bashkëpunim në lidhje me diasporën, për statusin e pjesëtarëve të Armatës sonë dhe Forcave të sigurisë të Kosovës gjatë stacionimit në territoret e të dyja shteteve dhe për partneritet në kontekst të garantimit të marrëveshjes për ndihmë teknike në suazat e Programit IPA”, tha Xhaveri duke shtuar se këtu bën pjesë shfrytëzimi i IPA fondeve në drejtim të hapjeve të kalimeve kufitare të reja dhe modernizimi i atyre ekzistuese.

Po ashtu, ai tha se në lidhje me dialogun Prishtinë – Beograd, qëndrimi i tyre është i njëjtë si edhe më parë.

“Mbështetje e plotë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, të pranueshme për të dyja palët, marrëveshje me të cilën do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi i të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi”, tha Xhaferi.

Tutje ai ka thënë se natyrisht, marrëveshja e arritur për targat e regjistrimit me ndërmjetësimin e BE-së është akt i cili ndikon në uljen e tensioneve në Veri të Kosovës, është shenjë pozitive dhe nxitje për vazhdimin e negociatave deri në normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Postimi i Talat Xhaferit:

Sot e mirëprita kolegun tim të dashur, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës së tij kthyese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shpreha kënaqësi që zotimet tona dhanë fryt, për çka janë tregues vizitat e delegacioneve të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë, si edhe formimi i Grupit të Bashkëpunimit në Kuvendin e Kosovës. Pas vizitës sime në Kosovë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e ratifikoi Marrëveshjen për bashkëpunim në turizëm ndërmjet dy shteteve ndërsa në procedurë parlamentare janë propozim ligjet për bashkëpunim në lidhje me diasporën, për statusin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së dhe Forcave të Sigurisë të RK-së gjatë stacionimit të tyre të përkohshëm në territorin e të dyja shteteve dhe për partneritet në kontekst të grant marrëveshjes për ndihmë teknike. Jemi fqinj, jemi vëllezër dhe mbi të gjitha, i takojmë kombit të njëjtë dhe mbështetja dhe bashkëpunimi do të jetë gjithmonë udhërrëfyesi jonë më i mirë.

——————————–

Денес бев домаќин на мојот драг колега, претседателот на Собранието на Република Косово, Глаук Коњуфца, во рамки на неговата возвратна посета на Република Северна Македонија. Искажав задоволство што нашите заложби вродија со плод, за што показател се посетите делегациите на Комисијата за надворешни работи и дијаспора и на Комисијата за одбранбени и безбедносни прашања на Собранието на Република Косово, како и формирањето на Група за соработка во Косовското Собрание. По мојата посета на Косово Собранието на Република Северна Македонија го ратификуваше Договорот за соработка во туризмот помеѓу двете држави, а во собраниска процедура се предлог законите за соработка во однос на дијаспората, за статусот на припадниците на Армијата на РСМ и Безбедносните сили на РК за време на нивно привремено стационирање на териториите на двете држави и за партнерство по однос на грант договорот за техничка помош. Ние сме соседи, браќа и пред сѐ, ние припаѓаме на ист народ и поддршката и соработката секогаш ќе ни бидат најдобрата водилка.

—————————————

Today I welcomed my dear colleague, the President of the Assembly of the Republic of Kosovo, Mr. Glauk Konjufca, within his Reciprocal Visit to the Republic of North Macedonia. I expressed satisfaction that our efforts were embodied, as evidenced by the visits of the delegations of the Commission for Foreign Affairs and Diaspora and the Commission for Defense and Security Affairs of the Assembly of the Republic of Kosovo, as well as the establishment of the Group for Cooperation in the Kosovo Assembly. After my visit to Kosovo, the Assembly of the Republic of North Macedonia ratified the Agreement on cooperation in tourism between the two states, and the Draft – laws on cooperation in relation to the Diaspora, on the status of members of the Army of the Republic of North Macedonia and the Security Forces of the Republic of Kosovo during their temporary stationing on the territories of the two countries and for partnership in relation to the grant agreement for technical assistance are in Assembly procedure. We are neighbors, we are brothers and above all, we belong to the same nation and support and cooperation will always be our best guide.

Go to TOP