Caroline Ziadeh/ Të drejtat e njeriut janë të domosdoshme për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë në Kosovë

Përkrahja e njerëzve në gëzimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre njerëzore është më e rëndësishme se kurrë në këtë Ditë të të Drejtave të Njeriut, thotë Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh.

“Sot, më shumë se kurrë, të drejtat e njeriut janë të domosdoshme për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë në Kosovë,” thotë ajo.

PSSP-ja Ziadeh mirëpret fillimin e festës njëvjeçare të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ), e cila do të shënojë 75 vjetorin e saj vitin e ardhshëm, si një e arritur unike për të njohur kontributin e rëndësishëm që Deklarata Universale ka dhënë në avancimin e të drejtave të njeriut dhe në paqen e sigurinë ndërkombëtare.

“Dua të shfrytëzoj këtë rast për të inkurajuar institucionet e Kosovës dhe palët e tjera të interesuara, që të këmbëngulin në përpjekjet e tyre për të mishëruar Deklaratën Universale dhe për të përforcuar kontratën shoqërore të Kosovës, duke e përfshirë më tej në të drejtat e njeriut”, thotë PSSP Ziadeh.

Ajo rithekson se UNMIK-u mbetet i përkushtuar për të mbështetur të gjithë akterët në Kosovë që të shfrytëzojnë fuqinë e të drejtave të njeriut për të siguruar një shoqëri paqësore, të hapur dhe të drejtë që është më e qëndrueshme në kohë krize.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me të gjithë akterët përkatës në frymën e Deklaratës Universale, për të mbrojtur të drejtat e njeriut të të gjithë njerëzve dhe për të mos lënë askënd pas.”

Historiku

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (DUDNJ) deklaron se të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta. Ishte dokumenti i parë global që përfshinte  30 të drejtat dhe liritë themelore të njeriut – siç janë të drejtat për lirinë e shprehjes, lirinë nga diskriminimi dhe lirinë e fesë. Kjo Deklaratë ka frymëzuar botën që nga nënshkrimi i saj në vitin 1948. DUDNJ mbetet një standard për veprim nga qeveritë, individët dhe shoqëritë civile në mbarë botën.

Dita e të Drejtave të Njeriut e këtij viti, e festuar më 10 dhjetor si data kur anëtarët themelues të Kombeve të Bashkuara nënshkruan fillimisht DUDNJ-në në vitin 1948, i kushtohet tri temave: avancimit të njohurive dhe ndërgjegjësimit global për DUDNJ-në dhe rëndësinë e saj të qëndrueshme, duke kundërshtuar skepticizmin në rritje të të drejtave të njeriut dhe kthimin mbrapa ndaj të drejtave të njeriut, duke konstatuar se të drejtat e njeriut nuk janë kurrë relative dhe duhet të mbrohen gjithmonë si të drejta themelore për atë që bashkon tërë njerëzimin, dhe duke ofruar njohuri dhe mjete konkrete për të ndihmuar njerëzit të luftojnë më shumë për të drejtat e tyre.

Go to TOP