Kryeministri Kurti vizitë policit që u plagos mbrëmë: Kriminelët do të ndiqen e dënohen
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar policin Ekrem Neziri i cili u plagos mbrëmë në veri të Kosovës.
I pari i ekzekutivit ka thënë se kriminelët do të ndiqen e dënohet.
“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”.
