Zëvendësministri i bënë bilancin debateve televizive: 100% prej tyre portretizohet Qeveria e Presidenca të dështuara

Zëvendësministri i Brendshëm, Blerim Gashani i ka bërë një bilanc debateve televizive në vend, ku sipas tij nga 365 ditët e vitit, në televizionet tona, në prime time, kemi debate – përafërsisht – në 250 nga to.

“250 mbrëmje në vit shoqërisë kosovare i servohet debat.
Nga to, nja 245 kanë temë politikën.
Nga to, nja 240 kanë temë bosht Qeverinë (duke përfshirë shpesh edhe Presidencën) e Republikës së Kosovës.
Në këto të fundit, në 100 % të tyre, d.m.th. në 240 nga 240 mbrëmje debati, Qeveria (dhe Presidenca) portretizohet se ka dështuar, ka qenë gabim, ka performuar varfër, ka qenë e keqe, ka qenë djalli vetë.
100 për qind të rasteve.
Gjithmonë.
Pa asnjë përjashtim.
Hiç, asnjë përjashtim!”, ka shkruar ai në reagim.

Deri sa ka pyetur “Po, a është e mundshme kjo, o njerëz?!
Edhe nëse kjo do t’ishte ndonjë qeveri (e presidencë) autokratike, diktatoriale, fashiste a kriminale e kushedi çfarë shteti – fqinj apo në skaj të botës – kjo, thjesht, nuk ka mundësi të ndodhë.
Si mund të ndodhë kjo, o njerëz?!
Si mund të ndodhë kjo?!
Mendoni pak!
Pastaj e shihni se sa e nga kush po kontaminohet sfera jonë publike”

Postimi i Blerim Gashani:

Sonte pata pak kohë t’ua lëshoj një sy debateve televizive dhe më duhet ta përsëris:

Nga 365 ditët e vitit, në televizionet tona, në prime time, kemi debate – përafërsisht – në 250 nga to.

250 mbramje në vit shoqërisë kosovare i servohet debat.

Nga to, nja 245 kanë temë politikën.

Nga to, nja 240 kanë temë bosht Qeverinë (duke përfshirë shpesh edhe Presidencën) e Republikës së Kosovës.

Në këto të fundit, në 100 % të tyre, d.m.th. në 240 nga 240 mbramje debati, Qeveria (dhe Presidenca) portretizohet se ka dështuar, ka qenë gabim, ka performuar varfër, ka qenë e keqe, ka qenë djalli vetë.

100 për qind të rasteve.

Gjithmonë.

Pa asnjë përjashtim.

Hiç, asnjë përjashtim!

……..

Po, a është e mundshme kjo, o njerëz?!

Edhe nëse kjo do t’ishte ndonjë qeveri (e presidencë) autokratike, diktatoriale, fashiste a kriminale e kushedi çfarë shteti – fqinj apo në skaj të botës – kjo, thjesht, nuk ka mundësi të ndodhë.

Si mund të ndodhë kjo, o njerëz?!

Si mund të ndodhë kjo?!

Mendoni pak!

Pastaj e shihni se sa e nga kush po kontaminohet sfera jonë publike.

Go to TOP