Policia e Kosovës e EULEX-i shkojnë tek zyrat e KKZ-së, pas të shtënave
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it kanë shkuar para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, pas sulmit që iu bë zyrtarëve dhe objektit në këtë pjesë të vendit.
Siç mëson Klankosova.tv, zyrtarët policorë tashmë janë duke e vendosur shiritin për skenë krimi, ku më herët u gjet një granatë dore e pashpërthyer, njofton Klankosova.tv.
Gjatë ditës, në veri të vendit janë dëgjuar edhe shpërthime e të shtëna me armë, ku dyshohet se këto vijnë pasi zyrtarët e KKZ-së ishin duke i bërë përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen atje.

