Çmimi i rrymës u dyfishua në berzat ndërkombëtare, sipas KEDS

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se çmimet e rrymës në berzat ndërkombëtare, kanë mbrrirë në gati 500 euro për megavat.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se të njëjtën kohë, tashmë ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra janë rreth 160 megavat në orë minus.

Ai tutje ka thënë se vetëm energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro në ditë në tregjet ndërkombëtare.

“Borë mundet me ra, ama ditë bash të bardha nuk po na presin”, ka shkruar Buzhala.

Go to TOP