Mbyllet Gjinekologjia pas vrasjes së gruas shtatzënë
Front Online ka raportuar para pak çastesh nga vendi i ngjarjes për krimin makabër para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë, ku mbeti e vrarë një grua shtatëzënë.
Pas kësaj ngjarje klinika Gjinekologjike është mbyllur.
Gazeta Nacionale ka mësuar se Gjinekologjia është mbyllur, dhe hyrja emergjente po përdoret vetëm nga stafi mjekësor.
Ndërkohë, gazeta mëson se viktima ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe është në javën e fundit të shtatëzënisë.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen, ndërsa aty shihet Policia e Kosovës që ka filluar me hetimin preliminar të rastit makabër.
Nacionale pas pak do t’ju informojë me zhvillimet e tjera rreth këtij rasti.
