Ky është burri që vrau ish-gruan shtatzënë në QKUK

Front Online pak më parë raportoi për një vrasje që ka ndodhur në QKUK.

Viktima shtatzënë 35 vjeçare u vra nga bashkëshorti.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se kanë filluar hetimet për të zbardhur rastin.

Burimet të sinjalit nga QKUK-ja bëjnë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit.

Ndërkohë Sinjali ka mësuar se i dyshuari për këtë rast është Sokol H., i cili dyshohet se e ka qëlluar bashkëshorten me një plumb dhe më pas ka ikur.

Go to TOP