“No Lukaku, no problem”, Belgjika triumfon minimalisht ndaj Kanadasë (VIDEO)

Belgjika ka marr fitore një fitore të rëndësishme, por me shumë vuajtje ndaj Kanadasë (1-0) në ndeshjen hapesë për këto dy ekipe në grupin H në Kupën e Botës.

Kanadazët e ishin shumë të mirë në start, kur rrezikuan disa herë, ndërsa fituan edhe penallti në minutën e 9-të.

Ylli i tyre, Alphonso Davies gjuajti nga pika e bardhë, por Thibaut Courtois priti goditjen e tij.

Rastet nuk munguan nga të dyja anët, por që goli erdhi në fundin e pjesës së parë.

Zhvillohej minuta e 44-të, kur Toby Alderweirel, asistoi te Michy Batshuayi, që shënoi për 1-0 me një goditje të forta nga brenda zonës.

https://twitter.com/jrnews_sports/status/1595509378031185920?s=46&t=sGXmlxsiYFtg48gk9247uw

Skuadrat në pjesën e dytë kishin raste, por që gola tjerë nuk u shënuan.

Në fund Belgjika doli fituese, ku tani me 3 pikë udhëheq grupin, ndërsa Kroacia dhe Maroku kanë nga një pikë. 

Go to TOP