Kurti udhëton për në Gjermani, jashtë vendit janë edhe zv/kryeministri Bislimi dhe zv/kryeministrja Gërvalla
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë.
Gjatë qëndrimit dyditor në Gjermani, Kurti pritet që të marrë pjesë në Forumin Ekonomik “Global Connect 2022”.
“Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë ditëve që lamë pas, Kurti qëndroi për vizitë në Paris, në kuadër të Samitit të Paqes ku është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Kurse dje Kurti vizitoi Austrinë, meqë rast takoi disa përfaqësues të bizneseve si dhe kosovarë të cilët jetojnë në Austri.
Derisa Kurti po vazhdon vizitën e tij jashtë vendit, në Kosovë nuk është as zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Bislimi mbrëmë ka udhëtuar për në Bruksel, në kuadër të takimeve të dialogut Kosovë-Serbi.
E për në Gjermani dje ka udhëtuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz.
Zv/kryeministrja e vendit udhëtoi për në Berlin, që të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje.

