Mbyllet qendra e paraburgimit në Sarandë

Është mbyllur institucioni i paraburgimit në Sarandë.

Në orët e para të mëngjesit, të së dielës, ka nisur dhe transferimi me furgonë policie i të paraburgosurve drejt Burgut të Fierit.

Mësohet se një pjesë e stafit të paraburgimit të Sarandës ka pranuar të transferohet me punë nëpër burgje të tjera të Shqipërisë.

Ndërkohë që institucioni do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit. /abcnews.al/

Go to TOP