Plagoset me thikë kryetari i bashkisë Divjakë
Plagoset me thikë kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.
Kryebashkiaku është plagosur nga një person i cili më parë ka qenë punonjës i Bashkisë së Divjakës.
Sipas News24, autori i ngjarjes është Ergest Xhelili i cili është ndaluar nga forcat e policisë.
Burimet thonë se edhe shoferi i tij është plagosur nga po i njëjti person.
Teksa nuk ka ende detaje nga ngjarja e ndodhur, informacionet janë të pakta edhe për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut dhe shoferit të tij.
Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore.

