Çitaku ia bën Kurtit “bajat” krekosjen për shkuarjen në Elysee: Sinqerisht, për keqardhje

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit Kurti pasi ky u krenua pse brenda dy vjetëve shkoi tre herë në pallatin Elysee në Paris.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se dy nga këto tri herë kanë qenë pritje për të gjithë udhëheqësit e shteteve, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Si Ambasadore psh, kjo i bie sikur me i numru e me u mburrë me kartolinat e ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, që ju shkojnë me automatizëm të gjitha misioneve diplomatike”, tha Çitaku.

Postimi i plotë i saj:

Për herë të tretë brenda dy viteve ne Elysee, tha Kryeministri me mburrje.

Kryeministër, dy nga këto tri herë kanë qenë pritje për të gjithë udhëheqësit e shteteve (përfshirë Vucicin) si pjesë e konferencave ndërkombëtare.

Si Ambasadore psh, kjo i bie sikur me i numru e me u mburrë me kartolinat e ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, që ju shkojnë me automatizëm të gjitha misioneve diplomatike.

Sinqerisht, për keqardhje.

Go to TOP