Ja për çka zotohet Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët ballkanike për profesionistët e fushës së ujërave ka deklaruar se në Kosovë po adresohet seriozisht ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Zyra e Kryeministrit, teksa shton se shefi i ekzekutivit prezantoi studimet e fizibilitetit për impiante ujrash nëpër Kosovë.
“Qeveria po ashtu është duke adresuar seriozisht ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave – së fundmi e kemi inauguruar impiantin në Pejë, e javëve në vijim presim ta bëjmë edhe inaugurimin e impiantit në Gjakovë. Në rend janë impiantet rajonale të Prishtinës së bashku me Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Graçanicën, dhe të Mitrovicës së bashku me Vushtrrinë, e gjithashtu edhe impianti në Gjilan. Synojmë t`i përfundojmë studimet për trajtimin e ujërave të ndotura për 12 komunat tjera me rend sipas madhësive”, citohet të ketë thënë ai në këtë takim.

Ai ka përmendur si zotim edhe ndërtimin e digës së Firajës dhe atë të Kamenicës, që sipas tij, do të mbulojnë disa komuna me më thatësi.

“…duke vazhduar me veprimet konkrete për adresimin e nevojës për ndërtimin e akumulimeve të reja, duke filluar nga ato që janë prioritet i padiskutueshëm, siç është diga e Firajës që do të sigurojë ujë për rajonet e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës dhe diga e Kamenicës, për të siguruar ujin e nevojshëm për zonën më të thatë me ujëra”, citohet të ketë deklaruar ai.

Go to TOP