Zbardhen emrat e shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali

Një aksident tragjik i mori jetën një 22-vjeçareje shqiptare dhe tre fëmijëve të mitur.

Sipas informacioneve fillestare, 22-vjeçare është nëna e fëmijës 2-vjeçar ndërsa i plagosuri është partneri i gruas dhe babai i fëmijës 2-vjeçar. Dy fëmijët e tjerë, 8-vjeçari dhe 12-vjeçari që ndërruan jetë, ishin vëllezërit e 22-vjeçares.

Mediat italiane kanë zbardhur identitetin e viktimave: Shane Hyseni, 22 vjeç, nëna e Mattias Lame , 1 vjeç e gjysmë, Rejana Hyseni , 8 vjeç dhe Resat Hyseni , 11, motra dhe vëllai i Shanes. 30-vjeçari është partneri dhe babai i Mattias Lame. 

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës në rrugën Via Emilia. Makina tip Fiat Stilo raportohet se është përplasur me një shtëpitë pabanuar. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik, ndërsa nga pamjet në vendngjarje shihet që makina është shkatërruar plotësisht.

Go to TOP