Komuna e Prishtinës me aksion të hershëm, e merr parkingun e uzurpuar qe 20 vite
Komuna e Prishtinës ka marr një aksion të hershëm mëngjesin e sotëm.
Inspektorët e Komunës së udhëhequr nga Përparim Rama kanë dal në terren për të rikthyer në menaxhim të shtetit parkingun e madh përball Kuvendit të Kosovës.
Parkingu që ishte uzurpuar që 20 vite shfrytëzohej si parking privat ku një orë kushtonte 1 euro për parkingun e një veture.
Inspektorët tashmë kanë vënë shiritat e lokacionit dhe nga sot parkingu do të rikthehet në menaxhim të Komunës së Prishtinës.
