Në fillim të nëntorit hapet parkingu nëntokësor te…
Ndërtimi i parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik në kryeqytet do të përfundojë në muajin nëntor të këtij viti.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë disa fotografi duke treguar pamje nga brenda.
“Parkingu Nëntokësor i Prishtinës po përfundon! 90% e punimeve veçse janë kryer, e hapja zyrtare pritet të bëhet në nëntor. #kryeqyteti”, ka shkruar Rama.

