Ambasadori gjerman viziton komunitetin ashkanli, njoftohet me gjendjen ekonomike të tyre

Ambasadori gjerman, Jörn Rohde, ka vizituar komunitetin Ashkanli në fshatin Gadime dhe në Ferizaj.

Kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri nga komuniteti Ashkanli e kanë pritur dhe shoqëruar ambasadorin në këtë vizite në fshatin Gadime të komunës së Lipjanit dhe disa familje në komunën e Ferizajt.

“Jemi falënderues ndaj Ambasadorit Gjerman Jöhde që ka shprehur interesimin e tij për të përkrahur komunitetin Ashkanli në kërkesat e tyre”, tha Rrahmani.

Pjesëtaret e komunitetit Ashkanli në Gadime kanë shprehur kërkesat e tyre në këtë takim dhe kanë treguar më shumë rreth gjendjes së tyre socio-ekonomike .

Kjo vizitë, u realizua duke marrë parasysh kërkesën e PDAK-së tek ambasadori që takoi një javë më parë. /Kosova.info/

Go to TOP