Irani kritikon Biden për mbështetjen e protestave

Irani ka kritikuar presidentin amerikan Joe Biden, për shprehjen e mbështetjes për protestat që kanë tronditur vendin që kur një grua e re u vra në paraburgim nga policia iraniane.

Biden tha se ishte i befasuar nga guximi i njerëzve që dolën në rrugë në protestat në Iran.

“Dua të dini se ne qëndrojmë me qytetarët, gratë e guximshme të Iranit”, tha ai më 15 tetor.

Teherani tha se kjo përbën ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

Irani është tronditur nga protesta mbarëkombëtare – një nga sfidat më serioze për Qeverinë islamike që nga revolucioni i vitit 1979 – të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit më 16 shtator.

Ajo ka rënë në komë disa orë pasi është arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator, në Teheran, nën akuzat se ka shkelur rregullat e hixhabit. Amini ka vdekur në spital tri ditë më vonë. 

Go to TOP