Komuna e Fushë Kosovës “rritet” edhe për një kat 

Komuna e Fushë Kosovës po zgjerohet.

Edhe pse kjo komunë u vendos në objektin e ri dy katesh që u financua nga Komisioni Evropian më 2018, tashmë ka nis puna edhe për një kat shtesë.

Punimet që së fundi nisën për shtimin e hapësirave në pullaz, qenë të domosdoshme meqë është rritur numri i banorëve, punëtorëve dhe shërbimeve.

Ambientet e reja që pritet të jenë të gatshme për 90 ditë, dhe do tua lehtësojnë punën stafit komunal që tani është i mbingarkuar.

Financimi prej mbi 434 mijë eurosh i ndërtimit shtesë u bë në pjesën më të madhe nga Komuna.

Go to TOP