Digjen dy vetura në parkingun e Aeroportit të Prishtinës

Dy automjete janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka bërë të ditur se një automjet i tipit “Mercedes” është djegur tërësisht, ndërsa automjeti tjetër i tipit “Audi” është dëmtuar pjesërisht.

Ahmeti ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Ahmeti.

Go to TOP