Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht fëmijën me probleme të shëndetit mendor, banorët i dalin në mbrojtje 40-vjeçarit

Disa nga banorët e fshatit të Porodinës, janë mbledhur në shenjë protese para komisariatit të policisë në Korçë.

Dionis Myrtollari, familja e tij dhe banorët kërkojnë  drejtësi për akuzat e bëra ndaj 40-vjeçarit për ngacmim seksual ndaj një fëmije me probleme të shëndetit mendor.

Banorët e fshatit i mohojnë akuzar dhe kërkojnë që pala tjetër të largohet nga fshati pasi është problematike.

“Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë.”, tha 40-vjeçari për mediat ditën e djeshme.

Go to TOP