Aksident tragjik në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari me origjinë shqiptare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pievaiola në Corciano në Itali.
I riu shqiptar ka qenë pasagjer në një makinë me të cilën udhëtonin 3 persona.
Shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, ndërsa makina u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Aksidenti rezultoi fatal për të riun shqiptar i cili ndërroi jetë kurse miqtë e tij janë plagosur. Dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë të ketë qenë shpejtësia e lartë.
