U kapën 118 mijë £ kanabis, 3 shqiptarët e arrestuar në Britani dalin para gjykatës

Shqiptarët Emiljano Marku dhe Geg Gjegjaj, të dy 21 vjeç dhe 23-vjeçari Trandafilos Mhilli, kanë dalë ditën e sotme para gjykatës britanike, pasi u kapën brenda një shtëpie  bari me 300 bimë kanabisi.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, po të shitej lënda narkotike do të kapte vlerën e 118 mijë paundëve.

Lënda narkotike u gjet brenda një klubi nate në jug të Cumbrian, konkretisht në një pronë në Crown Street në Millom të Britanisë së Madhe.

Pasi dëgjuan më shumë detaje, gjyqtarët refuzuan juridiksionin e çështjes dhe e dërguan atë në Gjykatën e Kurorës Carlisle.

Për momentin të arrestuarit ndodhen në paraburgim. 

Go to TOP