Nitaj reagon ndaj Ferajt: I kemi dhuratë nga “I madhërishmi Albin Kurti”
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar në drejtim të deklaratave të Hysamedin Ferajt të Lëvizjes Vetëvendosje në adresë të Ramush Haradinaj.
Feraj duke përdorur një gjuhë të rëndë tha se “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Rmaushin gjatë luftës , por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën me urgjencë Listën Serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër”.
E pas kësaj, Muharrem Nitaj tha se nuk është hera e parë që këta komisionarët politikë nga Tirana, që i ka marrë nën sqetull Albin Kurti, e fëllqin gojën dhe nuk lënë njërin pa sharë.
“Nuk është hera e parë që këta komisarët politikë nga Tirana, që i ka marrë nën sqetull Albin Kurti, e fëlliqin gojën dhe nuk lënë njëri pa sharë. Ata janë bërë helmi i diskursit publik dhe prandaj reagimet nga Kosova për gjuhën e tyre, jane kaq të ashpra. Po nuk është faji i tyre”,tha ai.
“ I kemi dhuratë nga “I madhërishmi” Albin Kurti, sepse po të mos ishte ai, këta nuk do të mbeteshin tjerë, pos fosile të së kaluarës e vemje të së sotmës. Prandaj lidhi o Kryeminister!”,shtoi ai.
