Kroos thumbon Casemiron dhe klubet e Ligës Premier: Shpenzojnë shumë, lojtarët joshen nga paratë – nuk fitojnë asgjë

Klubet e Ligës Premier shpenzuan një shumë qesharake parash gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas BBC, skuadrat në ligën e parë angleze shpenzuan më shumë se ato nga La Liga, Seria A dhe Bundesliga së bashku.

Chelsea vendosi gjithashtu rekordin për më shumë para të shpenzuara nga një klub i Ligës Premier në një afat të vetëm transferimi pasi shtoi në skuadrën e tyre Wesley Fofanan, Kalidou Koulibalyn, Raheem Sterlingun, Marc Cucurellan, Pierre-Emerick Aubameyangun, Carney Chukwuemekan dhe Denis Zakarian.

Po, shuma e parave të shpenzuara janë shumë të larta dhe kjo është arsyeja pse disa besojnë se ne mund të jemi në prag të një epoke dominimi nga klubet angleze në garat evropiane.

Lojtarët më të mirë do të vazhdojnë të dynden në Ligën Premier në kërkim të kontratave fitimprurëse, pavarësisht nëse e pëlqejnë apo jo pjesa tjetër e elitës së kontinentit.

Me këtë në mendje, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka zgjedhur të flasë për ata që më shumë tundohen për të ndjekur pasurinë sesa suksesin në sport.

Reprezentuesi gjerman ka argumentuar se edhe me shuma të mëdha parash televizive që vijnë, skuadrat angleze kanë ende vështirësi në Ligën e Kampionëve – që sigurisht është e saktë deri në një farë mase.

Sezonin e kaluar, Real Madridi i Kroosit triumfoi në kompeticion, duke mposhtur Chelsean, Manchester Cityn dhe Liverpoolin gjatë rrugëtimit.

“Paratë televizive kanë qenë dukshëm më të larta në Angli për vite me radhë dhe megjithatë nuk kanë rezultuar që skuadrat angleze të fitojnë gjithçka”, deklaroi Kroos në podcastin OMR.

“Falë Zotit jo të gjithë lojtarët shikojnë vetëm pagën, por edhe fitimin e shumë titujve dhe rritjen e më shumë gjëra”.

Casemiro – i cili fitoi pesë Liga të Kampionëve së bashku me Kroos në Real Madrid – zgjodhi të bashkohej me Manchester United në një marrëveshje prej 80 milionë euro këtë verë, pasi iu ofrua një pagë rreth 300,000 euro në javë.

Braziliani do të duhet të mjaftohet me futbollin e Ligës së Evropës këtë sezon, megjithatë, për shkak të dështimeve të Djajve të Kuq në sezonin 2021/22.

Sa i përket Kroos dhe Real Madridit, ata do të ndjekin sërish lavdinë e Ligës së Kampionëve dhe e nisin fushatën e tyre në garë me një ndeshje si mysafir kundër Celtic të martën në mbrëmje (sot). 

Go to TOP