Sot samiti i “Ballkanit të hapur” në Beograd, marrëveshja që do firmoset
Pas panairit të verërave të zhvilluar dje në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, sot do të mbahet Samiti.
Në samitin e “Open Balkan” pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve mes vendeve të kësaj nisme.
AGJENDA
09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit
Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë
09.55 – Foto familjare e liderëve
10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”
11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan
12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan
13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve.
