Ky është plani dhjetë pikësh për tejkalimin e krizës energjetike nga LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur planin e saj për ta nxjerrë Kosovën nga kriza për energji elektrike.

Gjykuar nga zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, reduktimet e rrymës në verë janë si rezultat i paaftësisë së Qeverisë për ta menagjuar vendin, ndaj kjo e ka shtyrë LDK-në të dalë me një plan me 10 pika kryesore, si shteg daljeje nga kriza energjetike.

Në këtë plan përfshihet pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milion eurove, krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative (pelet dhe drunj), heqja e TVSH’së në rrymë deri në tejkalimin e krizës si dhe largimi i tarifave të ZRrE’së.

“LDK kërkon inicimin dhe zotohet të përkrahë çdo nismë ligjore eventuale në Kuvend për të themeluar Bursën e Përbashkët për Energji Kosovë-Shqipëri. Në planin afatgjatë, Qeveria duhet urgjentisht të nisë procedurat për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese me burime të gazit natyror – pra termocentralit me gaz, energjisë solare dhe asaj nga era”, shkruan tutje zëdhënësja e LDK’së.

Njoftimi i plotë:

Go to TOP