Syla për Kurtin: Po bën taktika, s’ka strategji
Valon Syla, gazetar, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit po bënë taktika por që nuk ka strategji.
Përmes një postimi në Facebook, gazetari ka shtuar se Kurti nuk duhet të merret me tema të vogla që i takojnë zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, por duhet të merret me tema të mëdha.
Ai po ashtu ka thënë se Kurti, sipas tij, si në dialog por edhe në ekonomi është kryeministër pa vendime të mëdha.
“Pse po folim për targa? Pse po folim për çertifikata te leternjoftimeve? Amerika na ka vnu ne dispozicion krejt artilerine diplomatike, ndersa Kurti e ka reduktu dialogun dhe marreveshjen finale ne humbje kohe për ceshtje sekondare. Shkurt shqip, po bon taktika por ska strategji. A bon zotni mos me hap tema te vogla qe i takojne zyrtareve te Ministrise se Brendshme, por me mshel temen e madhe qe i perket liderve. Vucicit i pelqen status quoja. Ai ka qef me ba drame për targa. Pse edhe Kurti po hyn ne loje te tille? Si ne dialog ashtu edhe ne ekonomi jemi tu e pa nje kryeminister pa vendime të mëdha. Sikur me u tut shumë diçka. Zoti na rujt”, ka thënë Syla.
