LUFTA SUBVERZIVE !

Cilët lider , individ po zhvillojnë aktivitete, politik SUBVERZIVE  në Kosove !?

Vetëm përcjellin paraqitjet  e tyre publike e kuptoni kush janë ata !

Përmbysja ose minimi është një term i përdorur për të përshkruar aktivitetet që synojnë shkatërrimin e një vendi dhe/ose një ndryshim rrënjësor në rendin e tij politik. Në një kuptim më të gjerë, kjo mund të kuptohet edhe si veprimtari që synojnë përmbysjen, pra ndryshimin rrënjësor të fesë, moralit apo normave kryesore kulturore në një shoqëri të caktuar.

Në kuptimin më të ngushtë, përmbysja pothuajse si rregull ka një kuptim poshtërues, sepse kuptohet se aktivitete të tilla – që përfshijnë spiunazhin, nxitjen e rebelimit, sabotazhin dhe terrorizmin – kryhen fshehurazi, pra përfaqësojnë shkelje të ligjit. dhe një rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve.

Mirë po mundet me ndodhë edhe e kundërta ku  pushtetarët në shumë vende, veçanërisht ata të tipit autoritar apo totalitar, përpiqen ta shpallin opozitën dhe veprimtarinë e saj subversive për ta denigruar para publikut dhe/ose justifikuar aktivitetet represive ndaj saj.

Vendi ynë ende nuk është stabin në asnjë shtyllë të shtetit të fuqishëm  , ende nuk kemi eksperience e me sa po shifet as vizion të kjartë  për orientim politik prandaj në këto rrethana durimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës duhet të jen aktivitete primare , me të theksuara dhe ende nuk i kemi kushtet e ballafaqimit politik mes pozitës dhe opozitës sikur në shtetet e forta demokratike .

Tek ne politika subvenzive nuk duhet të

praktikohet pasi situata në vend është jo stabile dhe aktivitetet subvenzive  rregullisht kanë mbështetës dhe lehtë është me organizua rebelim , sabotim apo rrenim të pozitës në ato forma.

Pasi mendoj se jemi në fazë të tranzicionit si shtet i pavarur me mangësitë  që i kemi , deri sa ti gjejmë dhe të caktojmë  pikat definitive politike të këtij vende nuk është korrekte as reale  që të zhvillohen aktivitete  dhe politika subverzive në vend. 

Shkruan: Hafir HOXHA

Go to TOP