Trafiku Urban nga nesër zgjat orarin e qarkullimit

Linjat 1, 1A, 3 dhe 4, nga dita e mërkure (20 korrik) do të qarkullojnë deri në orën 00:00.

Kështu bëri të ditur Trafiku Urban, me anë të një njoftimi.

Vendimi është marrë nga Komuna e Prishtinës.

“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU. Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00”.

Go to TOP