Totaj: Vendim për shfrytëzimin e oborreve të shkollave si parkingje për diasporën (Lista/Vendimi)

Përmes një komunikate për media, kryetari i komunës Shaqir Totaj, me qëllim të reduktimit mbingarkesën e trafikut urban në qendër të qytetit, ka marrë një vendim për lejimin e përdorimit të parkingjeve në shkollat ​​e qytetit të listuara më poshtë nga data 13.07.2022 deri më 20.08. /2022 transmiton Kosova.info.

l. Lejohet hyrja dhe shfrytëzimi i oborreve të shkollave: “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku” dhe “Motrat Qiriazi” të Komunës së Prizrenit, si parkingje pa pagesë për të gjitha automjetet e bashkëatdhetarëve dhe qytetarëve tjerë të Komunës së Prizrenit.

2. Lejimi i hyrjes dhe shfrytëzimi i oborreve të shkollave të cekura në pikën 1 të këtij vendimi do të jetë nga data 13.07.2022 deri më 20.08.2022.

3. Obligohen drejtorët e shkollave që të lejojnë dhe krijojnë kushte për lejimin e hyrjes dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave konform pikës 1 dhe 2 të këtij vendimi.

Leja për hyrje dhe shfrytëzim në oborret e shkollave të përmendura në pikën 1 të këtij vendimi do të jetë nga data 13.07.2022. deri më 20.08.2022.

Drejtorët e shkollave janë të detyruar të lejojnë dhe krijojnë kushte për të mundësuar aksesin dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave në përputhje me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi.

Në bashkëngjitje gjeni vendimin e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Go to TOP